Bulqizë, shembet galeria e minierës, plagoset rëndë 47 -vjeçari

490
Sigal

Një minator ka mbetur i plagosur teksa galeria ku punonte është shembur. Ngjarja u regjistrua në orët e pasdites në nivelin e 14-të të minierës së Bulqizës, ndërsa është plagosur 47-vjeçari Rrahman Hasa. Mësohet se Hasa ka marrë fraktura të mëdha në trup e gjymtyrë. 47-vjeçari është nisur drejt spitalit ushtarak të Tiranës për mjekim të specializuar.