“Bosit” shqiptar të drogës në Itali i arrestojnë vëllanë, kush është David Rebeshi

608
Sigal

David Rebeshi, vëllai i bosit të drogës në Itali, Ismail Rebeshit, i cili u arrestua nga Policia italiane më 14 gusht të këtij viti për trafik droge dhe shantazh, është lënë në qeli.

Rebeshi u kap në zonën Viterb-s në Itali, pasi kishte ndryshuar mbiemrin e tij, duke marrë atë të gruas.

Akuzat mbi David Rebeshin:

Ai është emër i njohur për policinë italiane. Në shkurt 2017 ai u kap me 38 kilogramë drogë dhe u dëbua nga territori italian për pesë vjet dhe u dënua për në Shqipëri.

Por pas arrestimit, në gusht David Rebeshi bashkë me 4 shqiptarët të tjerë, 24-vjeçari me iniciale K.A., një 23-vjeçar me iniciale L.V. dhe I.F., 21 vjeç, janë lënë në burg nga Gjykata italiane.

Ata u arrestuan nga Policia pas një kurthi të ngritur nga karabinierët italianë që kishin organizuar shkëmbimin e parave që duhet të dorëzonte te shqiptarët pronari i një restoranti të shantazhuar nga Viterbo.

“Do të të djegim lokalin dhe do të vrasim familjen” – ishin kërcënimet që kishte marrë biznesmeni italian për të dhënë 5700 euro. Objektivi i 30-vjeçarit David Rebeshi ishte të mblidhte sa më shpejt paratë për të paguar shpenzimet gjyqësore për të vëllain, Ismailin.

Kush është Ismail Rebeshi?

David Rebeshi është vëllai i të ashtuquajturit “bos mafioz” të Viterbes, Ismail Rebeshi, i cili u arrestuar një vit më parë nën akuzat e trafikut të drogës dhe posedimit të armëve.

Rebeshi dhe shtetasi italian, Giuseppe Trovato, konsiderohen si dy bosët e bandës mafioze, që për dy vite u bënë tmerr në Viterbo, duke kontrolluar gjithë qytetin, të ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorët e tyre. Tashmë Ismail Rebeshi është në qeli.