Çlirim Gjata: Nëse preket Teatri Kombëtar, ky është akt lufte

311
Sigal

Sekretari i çështjeve ligjore në PD Çlirim Gjata, i ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora,  tha se prekja e Teatrit është një akt lufte nga Veliaj dhe Rama.

Gjata: Përderisa iu kthyer Teatrit në kohë pandemie, ne i jemi drejtuar Aleancës për Teatrin dhe e qytetarëve, se ata e drejtojnë këtë punë, PD dhe opozita është në mbështetje të tyre, jo në krye. Ne ndjekim strategjitë dhe taktikat e tyre. Qëndrimi ynë zyrtar politik është që nëse Rama dhe Veliaj futen dhe prekin Teatrin kombëtar, ky është një akt lufte. Do të ndizet një zjarr që do të përfshijë të gjitha institucionet, në Burrel dhe në bizneset e oligarkëve.