Dyshohet se tentoi të vidhte makinën duke dhunuar shoferin, prangoset 31 vjeçari në Berat

291
Sigal

Dyshohet se donte t’i vidhte me dhunë automjetin një shtetasi, bie në pranga një 31-vjeçar nga Berati.

Polica ra në gjurmët e tij pas denoncimit të 36 vjeçarit të dhunuar.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Drenovicë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. Ç., 36 vjeç dhe ka tentuar t’i vjedhë me dhunë automjetin e tij.

Menjëherë, pronari i mjetit ka lajmëruar shërbimet e Policisë dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi i autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.