EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 51 vjeçari në Fier

280
Sigal

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Burime zyrtare pohuan se Mario Mamani, banues në Fier u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Të njëjtat burime thanë se Gjykata e Xhenovas/Itali e ka dënuar 51-vjeçarin me 15 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.