“Bomba” e radhës nga KE: IPARD gjen 33 mln euro abuzime në Shqipëri, trefish më shumë se në gjithë Ballkanin

45
Sigal

Pas hetimeve të OLAF, dosja shkon në SPAK, ja si u tentua të kalohej çështja tek Prokuroria e Tiranës dhe të mbyllej pa zhurmë, opozita thirrje SPAK- Krifcën

 

“Bujqësia mes vuajtjeve të fermerëve, favorizimi i biznesmenëve, politikanëve vendor për qëllime elektorale apo emrave të krimit. Abuzimi me fondet e IPARD i njëjtë me skemën e inceneratorëve, janë marrë paratë dhe nuk është ndërtuar gjë. Fondet nuk jepeshin pa të paktën bakshish 40% për të marrë fonde.”

Institucioni i Ministrisë së Bujqësisë, aso kohe e drejtuar nga Frida Krifca që ka menaxhuar dhjetra milionë euro grante, por edhe qeveria shqiptare janë damkosur zyrtarisht si të korruptuar nga Bashkimi Europian. Zyra kundër mashtrimit në BE, e njohur me emrin OLAF ka kallëzuar prej kohësh në prokurori abuzimet masive të dala në dritë nga hetimi i saj. Kështu që Komisioni Europian  pezulloi grantet për bujqësinë nga programi IPARD, madje ngrirë IPARD III. Mësohet se OLAF ka marrë denoncime të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. E kapur mat në skandalin e madh të abuzimeve me fondet e IPARD nga hetuesit e OLAF, zyrtarët  po përpiqen tashmë të shpëtojnë nga përgjegjësitë penale. Abuzimi me fondet e IPARD i njëjtë me skemën e inceneratorëve, janë marrë paratë dhe nuk është ndërtuar gjë. Pasi fermerët nuk përfituan asgjë, por vetëm individë të lidhur me pushtetin dhe ato që japin përqindjen që u kërkohej, siç dhe flitet nga Frida Krifca.

Shifrat alarmante të abuzimit nga BE

Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Europian (BE) për bujqësinë në Shqipëri, të dhëna nga programet IPARD, përbëjnë një shumë prej 33,5 milionë eurosh, e cila është 2,5 herë me lartë se shuma prej 13 milionë euro që nuk është përdorur në mënyrë të rregullt nga 6 shtete të tjera në Ballkan të tilla si Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i zi, Bullgari dhe Rumania.

Të dhënat janë raportuar në një dokument pune të Komisionit Europian (KE), i cili jep një vlerësim statistikor të parregullsive të raportuara për vitin 2022, që nuk përbëjnë veprimtari mashtruese. Shuma totale e parregullsive e gjetur në 7 shtete të Ballkanit është rreth 47 milionë euro, nga të cilat 71% i takojnë Shqipërisë dhe 13 mln euro ose 29 % në 6 vende te tjera.

Dokumenti i KE tregon se nga viti 2021 deri në vitin 2022, numri i parregullsive jo-mashtruese pësoi rritje të jashtëzakonshme dhe roli kryesor i takon Shqipërisë.

Numrin më të lartë të rasteve me parregullsi e kishin Turqia dhe Maqedonia e Veriut, por vlera më e lartë monetare e abuzimeve i takon Shqipërisë, theksojnë ekspertët e KE.

P.sh në Turqi u gjetën 208 raste të parregullta ku janë përdorur fondet e IPARD. Por vlera e fondeve në këto raste ka qenë e vogël, më pak se 10 mijë euro, duke bërë që shuma e konsideruar e parregullt në rastin e Turqisë mos të jetë më shumë se 7.9 milionë euro. Turqia është një shtet në proces anëtarësimi me dhe me një popullsi 31 herë më të madhe se Shqipëria.

Në Maqedoninë e Veriut fondet e IPARD të gjetura në parregullsi janë rreth 3.2 milionë euro që u takojnë 155 rasteve.

“Vlera më e lartë monetare e abuzimeve i takon Shqipërisë, theksojnë ekspertët e KE. Psh në Turqi u gjetën 208 raste të parregullta më pak se 10 mijë euro, ku ka popullsi 31 herë më të madhe se Shqipëria. Shkeljet në Shqipëri janë  2,5 herë me lartë se në Ballkan prej 33,5 milionë eurosh”

Opozita-SPAK: Përse nuk arrestohet  ish-ministrja Krifca

Partia Demokratike i ka bërë thirrje SPAK-ut, të vazhdojë hetimin kundër ish-ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe kundër të gjithë shkelësve që kanë abuzuar me fondet e BE për bujqësinë shqiptare, në vazhdën e një raporti të fundit të Komisioni Europian mbi fondet e IPARD.PD deklaron se për shkak të parregullsive dhe skemave mashtruese të qeverisë Rama, BE ka bllokuar fondet e IPARD për Shqipërinë, duke i dhënë një goditje fermerëve dhe bujqësisë shqiptare. Për shkak të këtij bllokimi Shqipëria do të humbë nga fondet IPARD rreth 94 milionë euro, shumë e alokuar për periudhën 2023-2027.

Krifca drejt burgut, BE bllokon fondet me projektet e IPARD II  dhe ngrinë IPARD 3

Frida Krifca, është ministrja e Bujqësisë, e para ministre nën drejtimin e së cilës Bashkimi Evropian bllokon fondet për bujqësinë shqiptare, për skemën e vjedhjes së Frida Krifcës me lekët e taksapaguesve evropianë. Fondet e dhëna nga Bashkimi Evropian për bujqësinë në Shqipëri gjatë viteve 2014-2020 janë bërë objekt hetimesh nga Zyra Evropiane kundër Mashtrimit

Dëshmitari i OLAF: bakshish 40% për të marrë fonde

Teksa fermerët sorollaten, më herët nga një dëshmitar i OLAF u faktua edhe më shumë se si nuk mund që të  merrje projektet e AZHBR pa dhënë 30-40% të fondit ti nuk merr dot fondin.”

Dosja përfundoi në SPAK

Se OLAF ka dorëzuar një dosje në SPAK për abuzimet me fondet e BE i konfirmoi Prokuroria e Posaçme në raportin vjetor për vitin që lamë pas. Sipas SPAK, kemi 3 dosje që kanë ardhur nga ambasada gjermane, EUROJUST dhe nga OLAF (Zyra Europiane kundër Mashtrimit). Zyra e Bashkimit Evropian kundër mashtrimit në operacionet e saj ka kapur shkelje në shpërndarjen e fondeve të BE nga AZHBR, të cilat nuk kanë shkuar për fermerët, por në qoka për pushtetarët por njerëzit e fuqishëm të biznesit, politikanë vendor për qëllime elektorale apo emra të krimit. Në këtë skemë del emri i Frida Krifcës, e cila akuzohet për afera të rënda. Në lidhje me çështjen e OLAF, sipas burimeve, një raport i kësaj strukture mësohet se është paraqitur pranë zyrave të SPAK me vërejtjet dhe gjetjet përkatëse në përdorimin e fondeve nga AZHBR.

Si u tentua të mbyllej dosja pa zhurmë

Kjo dosje u tentua që të mbyllej, pasi ka patur presione të forta e ndërhyrje të fuqishme që çështja të kalonte pa zhurmë nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës. Pra në këtë mënyrë Frida Krifca shpëtonte nga hetimi. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ishin raportimet që bënë që të gjitha skenarët “të hidheshin në erë”. Me “bombën” që lëshoi Brukseli duhet të detyrojë Frida Krifcën të japë sëpaku dorëheqjen, se në fund janë hetimet e drejtësisë së re që do të tregojnë çfarë dënimi meriton. Frida Krifca është firmë e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Ajo do të mbahet mend për ‘synimet’ qesharake nga ngritja e akademisë së barinjve e deri tek panelet diellore në stane.

 

Çfarë është programi IPARD

Programi IPARD është mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së (75%) dhe qeverisë shqiptare (25%). AZHBR si një institucion i akredituar për administrimin e fondeve nga BE, është fokusuar në zhvillimin e një Bujqësie të qëndrueshme dhe diversifikimin e ekonomisë Rurale, nëpërmjet granteve që përftohen nga Buxheti i Shtetit, Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze. Mbështetje për: Tufa bazë e matrikulluar; Bletaria ; Financime për zëvendësim plastmasi termik; Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike; Mbështetje për fermat organike dhe certifikimin global gap; Investo në agroturizëm dhe përfito 50% financim.