Laureta e ‘Albcontrol’ i jep 500 milionë Infosoftit të Grigor Jotit

39

Kështu shikohet se në garë kanë marrë pjesë 3 kompani. Por për habi, njëra prej tyre është paraqitur në garë, por ka ofruar zero lekë. Një veprim i tillë është tepër i dyshimtë dhe është një skemë tipike që zbatohet në tenderat në Shqipëri kur fituesi dihet paraprakisht.

Sigal

 

Laureat Omeri është drejtuesja prej pak kohësh e ALBCONTROL, ish Agjencia Nacionale Trafikut Ajror-ANTA. Duke qenë në këtë pozicion, zonja në fjalë nuk e ka aspak të vështirë të organizojë tendera dhe të shpallë fituesit e tyre. Deri këtu nuk ka asnjë problem.

Në fakt problemet lindin kur procedura e prokurimit rezulton e dyshimtë. I tillë është edhe rasti konkret që do t’ju paraqesim në vijim. ALBCONTROL ka organizuar një tender me objekt “Zëvendësim i Infrastrukturës Hardëare për shërbimet IT” me numër reference REF-82658-10-06-2023.

Fondi i tij limit është caktuar në vlerën 42,500,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 510 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Po ku qëndron abuzimi? Kjo vihet re fare mirë gjatë shfletimit të dokumentacionit të këtij tenderi.

Kështu shikohet se në garë kanë marrë pjesë 3 kompani. Por për habi, njëra prej tyre është paraqitur në garë, por ka ofruar zero lekë. Një veprim i tillë është tepër i dyshimtë dhe është një skemë tipike që zbatohet në tenderat në Shqipëri kur fituesi dihet paraprakisht.

Në rastin konkret fituese është shpallur kompania INFOSOFT SYSTEMS e themeluar nga Grigor Joti. Ky i fundit, vetëm pak muaj më parë i ka shitur aksionet e tij në favor të Armand Sharrës. Ndoshta një veprim për të mos i dalë më emri, sa herë që kompania e tij merr tendera të dyshimtë.

INFOSOFT SYSTEMS ka fituar në këtë tender duke paraqitur vlerën prej 40,365,416 lekë të reja pa TVSH ose gati 500 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo shifër ndërkohë është sa 95% e fondit limit, duke përforcuar dyshimet se fituesi dihej që në fillim.joq