“BMW-ja” del nga rruga dhe hyn në oborrin e Gjykatës në Peshkopi, plagoset roja në shërbim

139
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peshkopi, ku një automjet tip “BMW” ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e Gjykatës.

Mësohet se është aksidentuar roja në shërbim, shtetasi me inicialet G.D.

Teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.