Bllokohet sërish Kapshtica, nga ora 11:30-18:00 ndërpritet puna

560
Edhe sot pika doganore e Kapshticës është bllokuar nga Ora 11:30 deri në orën 18:00. Shkak është bërë pezullimi i punës në palën greke pasi vijon ende protesta e fermerëve në Greqi.
Lajmin e ka dhënë policia e Korëës, e cila ka shprehur shqetësimin pasi është njoftuar nga autoritetet greke pak minuta para ndërprerjes së punës.
Policia e Korçës është shprehur se pala greke të njoftojë më herët, në mënyrë që të lajmërohen qytetarët.
Fermerët grekë kanë më shumë se një javë që protestojnë ndaj reformës së pensioneve dhe sistemit të ri të tatimeve, që kërkon të miratojë qeveria “Tsipras”.
Sigal