Bledi Dervishaj: Një kujtesë për Ditën Kombëtare të Drejtësisë

117
Sigal

Pikërisht në 10 maj 2017, u inagurua Godina e Re e Gjykatës së Apelit Shkodër. Një Investim ky tërësisht nga buxheti i shtetit.

Sot pas 6 vitesh, Gjykata e Apelit Shkodër nuk ekziston më. Çdo ankim dhe çështje gjyqësore e apeluar do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm këtu në Tiranë.

Jo për shkak të godinës së re, se asaj jam i sigurt që do i gjendet pronari i ri ( publik apo privat) por a mund t’i hiqej Shkodrës-Kryeqendrës së Veriut të Shqipërisë Gjykata e Apelit?!!!

Personalisht e vlerësoj vendimarrjen më të padrejtë, jo praktike dhe të papërshtatshme në riorganizimin e hartës së re gjyqësore. Jam krejtësisht i sigurt që brenda 5-viteve kjo gjykatë apeli mund të rihapet sërish, por deri atëherë shkodranët, Veriu i Shqipërisë, do duhet të udhëtojë drejt Tiranës për të marrë drejtësi dhe kush e di se kur do t’u vijë radha për një vendim përfundimtar.

Edhe qeveria e Ismail Qemalit në 10 maj 1913 ka qenë dakord që Shkodrës të mos i mungojë një Gjykatë e këtij niveli, jo më sot në 2023.

Nejse, me keqardhje për këtë fakt, sërish urimi për 110 vjetorin e Drejtësisë shqiptare nuk duhet të mungojë.

Edhe pse sot gjendet sistemi gjyqësor është thuajse i paralizuar në shkallë të parë dhe të apelit, dhe i përmbytur me punë në Gjykatën e Lartë.

(107 mijë dosje gjyqësore të prapambetura dhe të pashqyrtuara që fillojnë prej vitit 2015).

Nëse sot pretendohet se po pastrohet drejtësia me Vetting, çfarë rëndësie ka kjo kur kjo drejtësi e re ka zënë tashmë “ndryshk” nga mosfunksionimi?