U vra me plumb në kokë/ Del përgjigja e ADN-së, trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit i përket të riut të zhdukur

73
Sigal

ADN-ja zbulon të vërtetën, trupi që u gjet i dekompozuar në Malin e Gramozit në vendin e quajtur ‘Hau i Kreshoves’ nga dy barinj të rastit i përket shtetasit Sherif Mukaj, 29 vjeç. I riu nga fshati Starje rezultonte i zhdukur prej 1 nëntorit.

Pavarësisht se nga policia pritej edhe një rikonfirmim me anë të ADN-së, në vendngjarje u gjeten mjaftueshëm prova që i përkisnin këtij shtetasi.

Sipas policisë nga këqyrja e skeletit në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit ndërkohë që në cilësinë e provës materiale në pyll bashkë me kufomën u gjetën dhe u sekuestruan një xhup, brenda të cilit kishte një aparat celular dhe një palë çelësa shtëpie që korrespondonin pikërisht me derën e shtëpisë se Mukajt.

Tashmë për policinë nuk ka më dyshime që trupi është i 29-vjeçarit Sherif Mukaj, ndërsa familjarët kanë tërhequr dhe kanë varrosur mbetjet kockore të 29-vjecarit, vrasje e cila deri tani mbetet e pazbuluar nga policia ndërsa pista kryesore ku po hetohet është pikërisht pazaret e drogës.