E moshuara zbuloi si u mashtrua në skemën e Inceneratorëve/ Erisa Xhixho: Qeveria e Inceneratorëve është një grup i strukturuar kriminal

162
Sigal

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho, ka reaguar pas publikimit të dëshmisë së të moshuarës e cila figuronte se kishte në zotërim një pasuri me vlerë 30 milionë dollarë të përfituar nga skema e Inceneratorëve, kur në të vërtetë jeton në azil pasi shtëpinë ia dëmtoi tërmeti.

Statusi i Erisa Xhixho

Rrëfimi i kësaj gruaje 90-vjeçare është vetëm një prej elementëve që zbulon përmasat e megaaferës së inceneratorëve.

Pasi ka jetuar me qira për 20 vite, përfundon në azil se tërmeti i shemb shtëpinë dhe krejt papritur mëson se ka një biznes me vlerë 30 milionë dollarë.

Ajo është vetëm mjeti i përdorur nga njerëz të lidhur me pushtetin për të gllabëruar para nga buxheti i shtetit.

Qeveria e Inceneratorëve është një grup i strukturuar kriminal që ka vjedhur paratë e vendit më të varfër në Europë dhe të njerëzve që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

Drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt dhe me profesionalizëm, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kulturës së pandëshkueshmërisë në vend.