Biznesi dëmton fiderin e tensionit të mesëm, 20 kabina në Yzberisht pa energji elektrike

312
Sigal

20 kabina në Yzberisht kanë ngelur pa energji elektrike për shkak të një incidenti.

Energjia është ndërprerë pas punimeve të një subjekti privat pranë rrugës “Besim Alla”, ku është dëmtuar fideri i tensionit të mesëm.

Kështu disa zona në Tiranë janë pa energji elektrike.

Aktualisht njësia teknike e OSSH Tirana 1, është duke kryer manovrime për furnizim me linjë të dytë, ndërkohe po punohet për riparimin e dëmit.