Bashkim Qeli: Përgatitja dhe karakteristikat në Luftën e Vlorës

464
Sigal

Periudha përgatitore e kryengritjes së popullit shqiptar në krahinën ë e Vlorës filloi nga janari deri më 5 qershor 1920

KARAKTERISTKAT E LUFTËS SË VLORËS

Bashkim  QELI, Studiues     

Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria u bë shesh luftë nga fuqitë imperialiste dhe monarkive ballkanike të cilat rrezikonin pavarësinë e vendit. Pjesa më e madhe e vendit ishte e pushtuar nga forcat italiane. Me mbarimin e luftës, Shqipëria nuk ekzistonte më si shtet i pavarur. Pavarësia rrezikohej nga fuqitë fituese si Franca, Anglia dhe SHBA, të cilat synonin ta copëtonin për të kënaqur synimet e Italisë, Jugosllavisë dhe Greqisë. Në këto kushte, kur rrezikohej liria, pavarësia dhe tërësia tokësore e atdheut, populli shqiptar mobilizoi të gjitha energjitë dhe u vu në lëvizje për të mbrojtur të drejtat kombëtare. Në këto rrethana lindi ideja për thirrjen e një kongresi. Kjo mundësoi thirrjen e Kongresit të Lushnjes, 28-31 janar 1920,  i cili hodhi poshtë planet për copëtimin e Shqipërisë. Lëvizja Kombëtare përdori të gjitha rrugët diplomatike, memorandumet e mitingjet popullore, por pa rezultat. Rruga e vetme, që mbetej, ishte kryengritja e armatosur. Vetëm me forcën e armëve mund të mbrohej pavarësia e vendit.

Në vjeshtën e vitit 1919 në Shqipëri ndodheshin forcat e dy divizioneve italiane me një efektiv prej 20000 vetë, nën komandën e Gjeneral Piaçentini, të cilat ishin të vendosura në Vlorë 14000 forca në përbërje të D36F dhe 6000 në Durrës të D13F. Forcat italiane të vendosur në Vlorë organizuan mbrojtjen në tre vija të fortifikuara. Vija e përparuar ishte ndërtuar përgjatë luginës së lumit Vjosa, nga derdhja e saj në det në Tepelenë përgjatë lumit Drino – në malet e Kurveleshit deri në Himarë. Vija kryesore e gjatë 100 km, nga derdhja e Vjosë, në Mifol, në bashkimin e lumit Shushica me Vjosën  deri në Brataj, në Tërbaç, në majën e Qorres, qafa e Llogorasë deri në det. Vija e tretë ishte e ndërtuar në periferinë e afërt të Vlorës, ajo kalonte në formë harku, në Panaja, Bestrovë, në Babicë, në Qafë të Koçiut,  në Kaninë deri në Ujin e Ftohtë.

Zona Vlorë –Tepelenë ishte e ndërtuar në bazë garnizonesh që ishin në Tepelenë, në Matohasanaj, në Kotë, në Gjormë dhe disa posta karabinierësh në fshatrat Sevaster, Mavrovë, Drashovicë dhe Penkovë. Zona Vlorë – Llogara përbëhej nga garnizoni i Himarës, i Llogarisë. Periudha përgatitore e kryengritjes së popullit shqiptar në krahinën  e Vlorës filloi nga janari deri më 5 qershor 1920, arasë  dhe disa garnizone të vogla të vendosur në Dukat, Radhimë dhe Jonufër.             Në këto kushte, kur rrezikohej liria dhe pavarësia e atdheut, populli shqiptar mobilizoi të gjitha energjitë dhe u vu në lëvizje për të mbrojtur të drejtat e tij kombëtare. Në këto rrethana lindi ideja për thirrjen e një kongresi. Kjo lëvizje mundësoi thirrjen e Kongresit të Lushnjes, i cili hodhi poshtë planet e fuqive të mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Lëvizja kombëtare shqiptare dhe Qeveria e Tiranës përdorën të gjitha rrugët për mbrojtjen e të drejtave kombëtare si notat diplomatike, memorandumet e mitingjet popullore, por nuk mund që arrinin objektivat e veta… Rruga e vetme që i mbetej popullit shqiptar, ishte kryengritja e armatosur, vetëm me forcën e armëve mund të realizoheshin objektivi i lëvizjes kombëtare.

Periudha përgatitore e kryengritjes së popullit shqiptar në krahinën ë e Vlorës filloi nga janari deri më 5 qershor 1920, kur filloi sulmi kundër pushtuesit Italian. Gjatë kësaj periudhe Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare, mblodhi në Barçalla përfaqësuesit 200 vetë. Kuvendi vendosi të filloi kryengritja e armatosur drejtimi i së cilës ju ngarkua Komitetit  me 12 anëtar dhe  kryetar u zgjodh Osman Haxhiu. Pranë Komitetit u krijuan organet drejtimit si Komisioni Ushtarak me funksionet e një shtabi, Komisioni i Gjyqësorit Ushtarak si dhe aparati për punët administrative, në krye të komisioni u caktua Ahmet Lepenica dhe më pas Qazim Koculi. Komisioni Ushtarak në hartimin e planit të luftës parashikoi edhe disa kushte në të cilat do të zhvillohej lufta që ishin :

1-Ajo do të zhvillohej nga një ushtri e mobilizuar me shpejtësi, e armatosur keq, e pa stërvitur poe me moral të lartë e tradita luftarake dhe e vendosur për dëbimin e pushtuesve..

2- Ajo do të zhvillohej kundër një armiku të fuqishme, i organizuar e përgatitur ushtarakisht i armatosur por me moral të ultë sepse bënte një luftë të padrejtë.

3- Lufta do të zhvillohej në një territor të kufizuar e në një terren malor dhe do të përfundonte me çlirimin e Vlorës.

4- Lufta do të zhvillohej kundër një mbrojtje të fortifikuar në bazë garnizoni, që kishte ndërhapsira të mëdha dhe boshllëqe nga garnizoni në garnizon.

5- Megjithëse lufta do të zhvillohej nga popullsia e krahinës Vlorë –Tepelenë, do të ishte luftë e gjithë popullit shqiptar. Në fillim të veprimeve luftarake raporti i forcave ishte 4.6 me 1 në favor të italianëve. Komisioni ushtarak parashikonte që luftimet do të zhvilloheshin në dy faza.

Faza e Parë (05 – 11. 06) – parashikonte sulme të menjëhershme dhe të befasishme kundër garnizoneve jashtë periferisë së Vlorës, asgjësimin e forcave dhe mjeteve në këto garnizone, të mos lejonin bashkëveprimin midis tyre, të zinin vijën e sulmit për çlirimin e Vlorës dhe ta detyronin armikun të mbylleshin në qytetin e Vlorës. Goditja kryesore do të jepej kundër vijës së dytë të mbrojtjes italiane dhe më një pjesë forcash do ta sulmohej armiku në garnizonet periferike si Tepelenë, Matohasanaj dhe Llogara të mos i lejonin që  këto forca tu vinin në ndihmë forcave të vijës së dytë.

Faza e dytë (11.06. – 02. 08) e cila konsiderohej si faza përfundimtare, parashikonte që ta detyronin armikun të mbyllej në Vlorë, të bëhej trysni ndaj komandës italianë që të largohej nga Vlora dhe territori shqiptar,  në të kundërt me sulme te fuqishme e të befasishme nga të gjitha drejtimet të rrethohej e asgjësohej armiku e të hidhej në det. Goditja kryesore do jepej nga Kanina dhe me një pjesë forcash sulmohej nga Qafa e Topit Panaja dhe Ujtë e Ftohtë.

Komiteti i Mbrojtje Kombëtare dhe Komisioni Ushtarak në Luftën e Vlorës veproi në pajtim me pikësynimet e Kongresit të Lushnjes dhe Qeverisë së Tiranës. Kërkesa për asgjësimin brenda një kohë të shkurtër forcave të shumta italiane në Vlorë, shtronte  pra Komisionit Ushtarak problemin e burimeve njerëzore të krahinës Vlorë-Tepelenë –Himarë. Por në mbështetje të kësaj luftë u vu i gjithë populli shqiptarë. i cili u tregua patriot dhe bëri akt heroik në këtë luftë të pabarabartë. Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i dërgoi komandës italiane një ultimatum që të largoheshin nga Vlora, brenda datës 5 qershor, dhe me mbarimin e afatit të ultimatumit, në datën 5 qershor, Komiteti urdhëroi fillimin e veprimeve luftarake në shkallë gjerë duke prerë komunikimin ndërmjet garnizoneve. Sulmi filloi në ora 22 30 të datës 5 qershorit, i caktuar nga Komision i Ushtarak. Lufta e Vlorës ka hyrë si Epope më vete, në historiografinë shqiptare. Ajo u karakterizua nga disa veçori gjatë zhvillimit të veprimeve luftarake, që mundësuan në fitoren e kësaj lufte. Faktorët e Luftës së Vlorës janë,  sa ushtarak aq e dhe politik, sa të brendshëm, aq edhe jashtëm, që  janë të ndërthurur me njeri – tjetrin. Lufta e Vlorës tregoi se një popull sado i vogël të jetë, me një moral të lartë dhe bënë një luftë të drejt, është në gjendje, që ta përballoj armikun dhe kur ka epërsi në forca e mjetë dhe  të fitoj ndaj tij, duke u mbështetur në forcat e veta.  Zhvillimi i veprimeve luftarake mësymje dha një përvoje të re në fushën e artit ushtarak të popullit tonë. Mësymja kundër një rajoni të fortifikuar.  Faktori vendimtar që përcaktoi fitoren, ishte  Drejtimi i pandërprerë i trupave dhe mbajtja e bashkëveprimit të forcave gjatë luftimit,  pjesëmarrja e madhe masave popullore, sidomos e fshatarësisë,  që ishte forca kryesore e kësaj lufte. Në këtë luftë spikati edhe roli dhe pjesëmarja e gruas në luftë. Të cilat jo vetëm ndihmuan materialisht, si përgatisnin ushqimin dhe  siguronin veshmbathje për luftëtarët por, ato morën pjesë në luftë me armë në dorë përkrah burrave, duke treguar se edhe ati ishin pjesëtare në formacionet  e luftimit. Kjo luftë nuk ishte vetëm e popullit të krahinës Vlore-Tepelenë – Himarë por e gjithë popullit shqiptarë, sepse në këtë luftë morën pjesë edhe nga krahinat e Mallakastrës, Gjirokastrës, Skraparit dhe Përmetit.

Karakteristike tjetër ishte sulmi i menjëhershëm, i befasishëm kundër të gjithë garnizoneve, njohja dhe shfrytëzimi terrenit,  për të mos i dhënë kohë armikut që të bashkëveprojnë dhe kundërveprojnë ndaj tyre.

Drejtimi i pandërprerë i luftimit,  mbajtja e bashkëveprimit gjatë veprimeve luftarake.

Mbajtja e  nismës në dore nga forcat kryengritës është një veprim, që nuk u la mundësi forcave armike për të kundërvepruar,  që të mernin masa mbrojtëse. Një tipar tjetër ishte se Komiteti vendosi që në luftime do të thirreshin nga mosha 18 deri 65 vjeç nën armë.  Armatimin do ta siguronin vetë dhe burim për armët u bënë garnizonet italiane kur i pushtonin. Për organizimin ushtarak, Komisioni në varësi nga kushtet konkrete gjeti forma të përshtatshme organizimi. Ai vendosi që të krijoheshin çeta në bazë fshati, çdo fashat  i madh, do të krijonte një çetë dhe për fshatrat e vogla,  të krijoheshin çeta të përbashkëta. Drejtuesit e çetave u zgjodhën nga vetë populli. Komisioni Ushtarak të gjitha veprimet përgatitore i organizoi në fshehtësi dhe mori masa të forta sigurie, për mashtrimin, maskimin dhe lëvizjen e fshehtë të forcave gjatë sulmit të garnizoneve. Një veçori ishte shfrytëzimi me mjeshtëri i terrenit nga forcat kryengritëse. Duke e njohur mirë vendin dhe shfrytëzimi i errësirës së natës ishin një karakteristik tjetër, që ju mundësi forcave sulmuese tu shmangeshin zjarrit te fuqishëm të armeve te forcave italiane. Ata duke kapërcyer pengesat prej teli me mjete rrethanore dhe përdorur manovrën krahë e shpinëmarrëse, mundësuan asgjësimin e forcave italiane dhe marrjen e garnizoneve njeri pas tjetrit.  Komisioni ushtarak  u mbështet në parimin se elementi njeri ka epërsi ndaj armës dhe kjo u vërtetua gjatë luftimeve, ku pushka me gjalmë në duart e luftëtarit të lirisë, që bënte një luftë të drejtë për mbrojtjen e atdheut mundësoi  humbjen e ushtrisë italiane e pajisur me armatimin modern të kohës. E vetmja forcë që ju gjend në krah të popullit shqiptar në luftën e Vlorës ishte populli Italian i cili u ngrit në protestat të mëdha ku i kërkonin Qeverisë italiane që të kthente djemtë nga lufta. Kjo mundësoi që të mos dërgoheshin më forca ushtarake në Shqipëri. Strategjia dhe taktika e luftës popullore, që zbatuan kryengritësit shqiptar në luftën e Vlorës më 1920, treguan e epërsinë ndaj artit ushtarak të pushtuesve, që mbështetej  mbi teknikën luftarake moderne, mbi forcën e një ushtrie të rregullt, e organizuar dhe përvojën e fituar gjatë Luftës së Parë Botërore. Kjo vërtetoi se një popull vogël, që bënë një luftë të drejtë dhe është i vendosur të luftoj deri në vdekje dhe pse është  inferior në forca e në mjete ndaj një armikut më të fuqishëm,  është në gjendje të gjejë e të përdorë forma e mënyra më efektshme për arritjen e fitores sepse bënë një luftë të drejtë.