Biletat e avionëve, qeveria plan veprimi për uljen e çmimit

465
Sigal

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, shqyrtoi të martën ndryshimet në ligjin për Autoritetin e Aviacionit Civil.  

Ndryshimet e reja parashikojnë ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së kreut të Autoritetit të Aviacionit Civil që tashmë do të propozohet nga Këshilli i Ministrave.

Ndërsa Ministria e Transporteve po shqyrton situatën në të cilën ndodhet ky sektor, për të analizuar edhe shkaqet që bëjnë që shqiptarët të jenë qytetarët që paguajnë më shtrenjtë se në të gjithë Europën, biletat e avionëve.

Qeveria shqiptare paralajmëron se do të ndërhyjë së shpejti me një plan veprimi për uljen e çmimit të biletave në transportin ajror.

Sipas relacionit që shoqëron këtë ligj, punonjësit e Autoritetit do të emërohen dhe trajtohen financiarisht konform ligjit për nëpunësin civil.

Marrë nga ATSH