Bilanc tragjik/ Të shtëna me armë pranë Bashkisë, një i vrarë dhe tre të plagosur në Shkodër, mes tyre një grua

Shkodra është tronditur këtë të hënë nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë godinës së Bashkisë, ku sipas informacioneve paraprake është qëlluar me breshëri plumbash.

NOA

Raportohet se shenjestra ka qene Erogen Vaso (Brajoviq) ndersa dyshohet se jane plagosur edhe te pakten tre persona. Viktima eshte i vitlindjes 1982.

Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Vrasje me armë zjarri në Shkodër. Qëllohet me breshëri plumbash në një lokal ngjitur me bashkinë. I plagosur ka mbetur Armando Pali, dhe tre të tjerë janë plagosur.

Mes të plagosurve është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, një grua dhe një kamarier. Gjithashtu është qëlluar edhe shtetasi Armando Pali.

I plagosuri Erogen Brajoviç është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Njihet gjithashtu redhe për lidhjet e tij me politikën.

Ai qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule.

Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie.