Aksident në Durrës/ Po ecte me shpejtësi, shoferi përplaset me trafikndarësen

118

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident pranë urës së Dajlanit në Durrës.

Për shkak të shpejtësisë shoferi ka humbur kontrollin e timonit duket u përplasur me bordurat trafikndarëse.

Nga raportimet e para mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.