Teatri i ri kombëtar do ndërtohet me fonde publike, Pollo: Aleanca për Teatrin i ndali barbarët e i zbythi banditët

447
Sigal

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Kjo pasi ka dështuar të arrihet marrëveshja me kompaninë Fusha SH.P.K për shkak se “nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor”.

Pas këtij lajmi vjen reagimi i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Genc Pollos ku shprehet se “Aleanca për Teatrin deri tek segmentet e ndjeshme europiane i ndali barbarët e i zbythi banditët”.

Postimi i plotë i Pollos:

Fitore e së drejtës
Rama e Veliaj si dhe pas tyre Fusha shpk nuk grabitën dot trojet publike në zemër të Tiranës. Si rrallë ndonjëherë reagimi shoqëror duke filluar me opozitën politike, me kurajozen Aleanca për Teatrin deri tek segmentet e ndjeshme europiane i ndali barbarët e i zbythi banditët.
Uroj që ata të mos të laçkaviten me idetë e shembjes së kompleksit historik të teatrit. Sërish do të ndalen e zbythen.
Një teatër i ri e modern mund të ndërtohet gjetiu në Tiranë. Megjithëse kjo nuk më duket prioritet për barbarët apo banditët.