Bie nga pallati në ndërtim, gjen vdekjen në vend një person

422
Sigal

Një person ka rënë nga nje pallat ne ndertim e siper dhe ka gjetur vdekjen ne vend.

Gazetari i “Panorama” raporton se ngjarja ka ndodhur ne zonen e Currilave ne Durres.

Sipas te dhenave te para viktima rezulton roje i nje pallati ne ndertim e siper.

Renia nga nje lartesi prej disa metrash, nga objekti 6 katesh qe po ndettohej i ka kushtuar jeten.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe shkakut te rrezimit.

Njoftimi i policisë:Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 28.01.2020, rreth orës 23:30, në një ndërtesë është rrëzuar aksidentalisht, shtetasi Th.R., 62 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.