Tjetër lëkundje tërmeti në vend, IGJEUM nxjerr të dhënat: Ja ku ishte epiqenda dhe si ka lëvizur magnituda

466
Sigal

Tre lekundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mengjesit të kësaj të merkure në vendin tonë, ndërkohë që njerezit kanë kaluar një natë mes frikës dhe ankthit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lekundja e fundit është regjistruar në orën 06:55 me magnitudë 3 dhe me epiqendër në Nikolicë të Korcës.

Para kësaj, në vijim të lekundjeve që pasuan goditjen e fortë me magnitudë 4.9 që u shënua dje në vend, u regjistrua një lekundje me epiqendër 3 km në Veri të Bubqit.04:20 me magnitudë 2 dhe me epiqendër 4 km në Veri Perëndim të Bubqit në Fushë Krujë.

Ndërkohë, në orën 02:13 një tjetër lekundje është shënuar në Derven po të Fushë Krujës, me magnitudë 1.5.

Lëkundjet pas goditjes me magnitude 4.9

Ndërkohë që pas asaj që sizmologët e quajtën pasgoditje të termetit të madh të 26 nëntorit, pra lekundjes me magnitudë 4.9, në vend janë shënuar gjatë natës së 28 janarit 5 lekundje, me një magnitudë që për fat ka ardhur në ulje.

Për detaje lexoni tabelën më poshtë: