Bie nga lartësia teksa po punonte në një ndërtesë në Rinas 48-vjeçari, humb jetën në spital. Procedohen administratori dhe inxhinieri i firmës

110
Sigal

Një 48-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme teksa punonte në një ndërtesë në Rinas, ndërsa policia ka proceduar penalisht administratorin dhe inxhinierin e firmës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar shtetasi Sh. D., 48 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.