Rruga Koman-Vau i Dejës pa asnjë mirëmbajtje, 10 mijë banorë lihen në harresë nga qeveria

274
Sigal

Rruga e Komanit rreth 40 km nga Vau i Dejës deri në Koman, ndonëse një aks panoramik përbri liqenit të Vaut të Dejës është ndër akset më të rrezikshme në veri të vendit. Që prej ndërtimit në fund të viteve ‘70 ky aks nuk ka patur asnjëherë riparime.

Rruga është amortizuar në shumë segmente ka shkarje dherash, gërryerje në këmbët e urave dhe çarje asfalti, çdo vit ky aks merr jetë njerëzish. Në këtë gjatësi rruge kanë ndodhur me dhjetëra aksident dhe ende askush nuk merr masa.

Rruga e ngushtë me mungesë të theksuar sinjalistike horizontale dhe vertikale, një rrugë pa barriera anësore. Përveçse ju shërben rreth 10 mijë banorëve ky aks rrugor është shumë i rëndësishëm përsa i përket turizmit, pasi përmes këtij aksi shkohet tek pikat më të bukura turistike në veri siç janë Lumi i Shalës, Valbona, Nikaj, Merturë etj.

Përsa kohë rruga Vau i Dejës-Koman do të vijojë në këtë gjendje rreziku për aksidente është tepër i madh, pasi çdo dite e më shumë amortizohet. Çdo ditë rruga vazhdon të amortizohet duke u bërë shumë e rrezikshme për ata që udhëtojnë.