Bie bora e parë në Llogara, bllokohet aksi rrugor (Foto)

291
Sigal

Në aksin rrugor Dukat, Qafa e Llogarasë gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore dhe ulje temperaturash.

Bllokohet lëvizja e automjeteve për shkak të ngricave, ndërkohë, automjetet që duan të përshkojnë këtë aks qëndrojnë të bllokuar për shkak të ngricave dhe prezencës së borës në rrugë.