Prof. Dr. Tritan Shehu: 30 vite më parë u vra frika për të filluar Përmbysjen e Madhe!

350
“E duam Shqiperine si gjithe Europa”, qe shpertheu ate dite nga Universitetet, studentet, Azemi e shpejt Tirana, i frymezoi te gjithe, na rikujtoi lirine, vlerat, dinjitetin e shkelur, rrenjet tona nga te cilat na kishte larguar jo vetem diktatura me e eger komuniste, por nje histori e gjate qindra vjecare shtypjesh e pushtimesh tragjike, qe prej Skenderbeut te Madh.
“E duam Shqiperine si gjithe Europa”, kjo thirje epike e asaj dite, tingellon e duhet te tingelloje dhe sot po aq aktuale!
Edhe sot mbas 30 vite nga ajo Dite madhore e historise sone kombetare, ato fjale magjike e vizionare duhet te jene perseri leitmotivi i levizjeve tona.
Fatkeqesisht ne jemi sot perseri ne buze te asaj humnere nga ku filloi te na nxjerre ai 8 Dhjetor, ne terrin e autokracise, pa institucione demokratike, ne rruge per tu degdisur perseri ne Perandorite e Lindjes!
Ishte ai 8 Dhjetor qe do te fillonte ndryshimin historik atehere duke shperthyer “Permbysjen e Madhe”!
Fatkeqesisht Shqiperia sot ka nevoje perseri per nje 8 Dhjetor te Ri, per nje Permbysje te Re.
Perseri nen moton aktuale “E duam Shqiperine si gjithe Europa”!
Ndryshe dite gjithmone e me te zeza na presin.
Sigal