Betimi i Gent Ibrahimit si anëtar i Kushtetueses/ “Gur mbi gur…”, reagon ambasadorja Kim: Moment historik për reformën në drejtësi

103
Sigal

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim iu është bashkuar reagimeve për betimin e juristit, Gent Ibrahimi, si anëtari më i Gjykatës Kushtetuese.

Në një postimi në Twitter, Yuri Kim e cilësoi betimin e Ibrahimit si moment i rëndësishëm i zbatimit të reformës në drejtësi.

“Gjyqtari i 9-të u betua në Shqipëri. Gjykata Kushtetues arriti funksionalitetin në dhjetor 2020 me 7 gjyqtarë. Tani për herë të parë që nga tetori 2016 – Kushtetuesja ka stolin e plotë. Ky është një moment historik i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi. Gur mbi gur… Ky ishte rezultat i bashkëpunimit të institucioneve, përfshirë Presidencën, Parlamentin, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Gjykatën e Lartë. Hapi tjetër: Mezi presim përfundimin e seancës së Gjykatës së Lartë në fillim të vitit të ardhshëm, në mënyrë që më shumë çështje të mund të procedohen në kohën e duhur. Urime & suksese!”, shkruan Kim.

Ibrahimi, u betua dje përpara presidentit Bajram Begaj, në një ceremoni të posaçme, duke u bërë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, e cila në këtë mënyrë plotësohet me të gjithë anëtarët e saj.