Rrugë të bllokuara dhe qindra hektarë tokë nën ujë, ja si është situata e përmbytjeve në Shkodër

Vendi është përfshirë prej ditësh nga moti i keq. Në disa zona janë raportuar edhe përmbytje si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa në zonat malore ka pasur reshje bore.

Ndërkohë në bilancin e orëve të fundit është bërë me dije se në Shkodër, njësia administrative, Ana e Malit ka përmbytje në një sipërfaqe prej 500 HA.

Sigal

Ndërkohë në rrugën e Obotit ka 30 cm prezencë uji, dhe kalimi është i vështirë për makinat e ulëta. Sakaq ka raportime edhe për mungesë të energjisë elektrike në fshatrat Ganjolle e Juban. Bllokime ka edhe në rrugën Theth-Breglumi për shkak të rrëshqitjeve të dherave.

Ndërsa-Kuota Drin 5.80m (nga 5.20m  ) 7.50 m kuota max

-Kuota Liqen 8.15m ( nga 7.85m) 8.70 m kuota max