Berisha për energjinë: KESH vazhdon megavjedhjet ndaj qytetarëve

Problemet me energjinë elektrike vazhdojnë dhe qytetarët janë ata që vuajnë pasojat.. Berisha në një status në rrjetin social Facebook analizon me detaje se sa I kushton qytetarëve vjedhja nga KESH

Statusi

Sigal

KESH vazhdon mega-vjedhjet ndaj qytetarëve. Blen endergji me 500 euro gjatë natës dhe nuk e merrë nga KEK-u i Kosovës me të drejtë kethimi.

Kjo i kushton takspaguesve 8 milionë euro në javë.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Doktor pershendetje, nje krim ekonomik po konsumohet ke KESH keto dite: KESH ne vend qe te merrte energji nga KEKU i Kosoves gjate nates,, nga ora 00:00 deri ne 06:00 , kohe kjo kur KEKU i Kosoves ka rezerva energjie,, preferon qe ta blej ate ne import me cmime 500 Euro/MWh . Po te ishte marr energji nga Kosova gjate nates,, vetem kete jave do ishin kursyer 8 milion euro.

Mendoj qe duhet bere publike.

Ju falenderoj