Bergamo/ Avioni i “Air Albania” pëson defekt të rëndë, qytetarët mbesin në aeroport: Ikni me linja të tjera!

215
Sigal

Një emigrant shqiptar ka treguar një problem që i ka ndodhur me linjën e fluturimit “Air Albania” në Bergamo. Sipas qytetarit, avioni ka pësuar një defekt të rëndë dhe qytetarët kanë mbetur në aeroport. Ai tregon se avioni ka provuar nisjen dy herë po, diçka nuk ka shkuar mirë.

Pas defektit, qytetartë kanë kërkuar shpjegim tek kompania, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete. Madje u është thënë që të presin bileta me linja të tjera. Për këtë, ata kanë debatuar me disa punonjëse të aeroportit.

Qytetari denoncon:

Prshendetje …jemi live nga bergamo per ne tiran …avioni ores 11e15 tentoi nisjen 2 her dhe nuk ia doli degjuam zhurem …me von na informuan se duhet te zbresim ne justifikimin se makina shoqeruese te goma e pare e avionit ka goditur avionin dhe seshte faji kompanis …po presim ne sall dhe asnje informacion ….anonim ju lutem. Sapo na njoftuan qe udhetimi u anullua se avioni ka difekt te rend nuk niset …dhe duhet te presim bileta te reja me kompani tjeter sepse air albania ska staf ne aeroportin e bergamos ..dhe me pak fjal jemi ne doren e zotit. Informacion cfare do behet dhe call center i air albania thot prisni ne aeroport … zonja ne video eshte punonjese e aeroportit tek porta ku hipem ne dhe po komunikon me zoterinjte e air albania.