Pronarët jetojnë në Greqi, fëmijët e lagjes i vënë flakën shtëpisë në Berat, zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje

91
Sigal

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një vilë 3-katëshe në lagjen e ish/pjeshkores në Berat. Zjarri është pikasur fillimisht në një nga dhomat e e vilës dhe në një kohë të shkurtër ka pëtfshirë të gjithë katin e dytë të kësaj vile.Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta të Repartit Zjarrëfikës,që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët e të shuajnë zjarrin. Sipas burimeve në vendngjarje,zjarri është vënë nga fëmijët e lagjes.

Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartona dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat,nga dritarja që ishte e hapur totalisht. Si pasojë e zjarrit të rënë janë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile,i vetmi kat i rregulluar dhe funksional për banim pasi kati i parë dhe ai i tretë ishin akoma në rregullim e sipër. Vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit Raqi Kule, por aty nuk banon asnjeri pasi familjarët jetojnë në Greqi.