Berat, dhunonte nënën e tij, prangoset 25 vjeçari

313
Sigal

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi ka ushtruar dhūnë në familje.

I riu nga Berati me iniciale E.Ç., pasi u kap në flagrancë duke ushtruar dhunë mbi të ëmën e tij 57-vjeçare dhe si pasojë është prangosur nga efektivët e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Berat

Dhūnoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.Ç.,25 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases D.Ç., 57 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Dhūna në familje”.