Ronela Hajati ‘rrëmben’ vëmendjen, ndan imazhe provokuese

284
Sigal

Ronela Hajati ka tërhequr gjithmonë vëmendjen jo vetëm për muzikën që bën, por gjithashtu dhe për bukurinë dhe karakterin e veçantë që ka. Ronela ka ditur gjithmonë të sjellë diçka ndryshe, duke u bërë atë një ndër këngëtaret më të kërkuara.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë me dije se së shpejti do të sjellë projektin e saj më të ri, ndërsa nuk ka nguruar të publikojë në rrjete sociale dhe foto nga klipi. Ajo pozon e veshur me xhinse të shkurtra, duke nxjerrë në pah format e saj trupore.

Këngëtarja gjithashtu është komentuar për lidhjen me Young Zerkën, e cila pak ditë më parë konfirmoi thashethemet që qarkullonin prej disa muajsh se është ndarë me këngëtarin.