Batërdia e “IuteCredit” & Co, Kuvendi kërkon ndërhyrjen e FMN dhe BB

229

Ja si vidhen shqiptarët përmes interesave stratosferike. Kompani si “Iute Credit”, “Fondi Besa’ dhe shumë të tjera japin kredi me vetëm një kartë identiteti, por më pas nis rrjepja e qytetarëve. Interesat shkojnë afro 90%, e shoqëruar me presionet e shantazhet përmes kompanive të mbledhjes së borxheve. Kuvendi i Shqipërisë më në fund është kujtuar si “kofini pas të vjelave” për rrjepjen që institucionet financiare jo banka po ju bëjnë shqiptarëve, duke i kërkuar Bankës së Shqipërisë që të bashkëpunojë me FMN dhe BB për ndëshkimin e “piranjave” jo banka.

Sigal

 

Kompani si “Iute Credit”, “Fondi Besa’ dhe shumë të tjera japin kredi me vetëm një kartë identiteti, por më pas nis rrjepja e qytetarëve. Interesat shkojnë afro 90 për qind, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe presionet e shantazhet përmes kompanive të mbledhjes së borxheve.

 

Kuvendi i Shqipërisë më në fund është kujtuar për rrjepjen që institucionet financiare jo banka po ju bëjnë shqiptarëve. Kompani si “Iute Credit”, “Fondi Besa’ dhe shumë të tjera japin kredi me vetëm një kartë identiteti, por më pas nis rrjepja e qytetarëve. Interesat shkojnë afro 90 për qind, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe presionet e shantazhet përmes kompanive të mbledhjes së borxheve.

Pak kohë më parë vetë Komisioni i Ekonomisë mbajti një seancë të posaçme dëgjimore me përfaqësues të institucioneve financiare jobanka dhe u ngrit si shqetësim mënyra se si operojnë këto kompani. Ka me qindra qytetarë që dergjen gjyqeve, ndërsa denoncimet për mashtrime janë të pafundme.

Në rekomandimet që Kuvendi i ka dhënë Bankës së Shqipërisë për vitin 2022, kërkon që të merren masa ndaj këtyre institucioneve. Edhe pse kanë shumë vite që operojnë, deputetët duket se tani janë kujtuar të vihen në lëvizje. Ata kërkojnë që të bashkëpunohet me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, në mënyrë që të mos lejohet që interesat e këtyre kompanive të jenë në nivele të tilla.

“Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe FMN-në t’i kushtojë vëmendje të aktivitetit të institucioneve financiare jo-banka dhe konvergimin e standardeve dhe praktikave të tyre rregullatore me ato të sektorit bankar me qëllim promovimin e efiçencës së sistemit financiar dhe konkurrencën e ndershme brenda dhe ndërmjet segmenteve të ndryshme të tij”, -theksohet në rezolutën e Kuvendit për Bankën e Shqipërisë.

Siguruar edhe procesverbalin e diskutimeve që u bënë në Komisionin e Ekonomisë për këto “piramida bankare”, ku shumë deputetë kanë dhënë alarmin. Vetë kreu i Komisionit të Ekonomisë e ka cilësuar si grabitje atë që bëjnë këto kompani. Ndërsa deputeti Vullnet Sinaj ka treguar një rast të vetin.

“Unë pata një rast flagrant në shtëpinë time, me një punonjëse, që ndihmonte nënën time, dhe e kam sjellë. Ka marrë një kredi te dikush nga ju, nuk do ta përmend emrin, dhe i keni thënë se norma e interesit është 16%. Në fakt, norma efektive e interesit është 96,7%. Ju i keni dhënë një kredi 181 mijë lekë të rinj për 18 muaj dhe i kërkoni klientit 281 mijë lekë-290 mijë lekë. Pra, 97%. Unë nuk e kuptoj. I keni marrë për disbursim kredie 50 mijë lekë të rinj, plus taksat dhe kostot e tjera të bankës”? -tha ai.

Po ashtu është paralajmëruar dhe për ndërhyrje ligjore, por mbetet të shihet sa do veprojë politika, pasi deri tani këto kompani e kanë kapur “për fyti dhe politikën”. Në Kosovë “Iute Credit” u mbyll, por te ne nuk i hyn gjemb në këmbë.

Diskutimet në komision

Vullnet Sinaj: Kur kam qenë në biznes, kam marrë kredi për vete dhe i di normat e interesit; nuk do të merrja kurrë kredi me këto interesa, sepse e di që nuk mund të paguhet dhe nuk e di se si ka marrë kjo zonjë 1 milionë e 800 mijë lekë të vjetra kredi, kur për 18 muaj duhet të kthejë 2 milionë e 800 mijë, 1 milionë më tepër, të paguajë edhe 500 mijë lekë disbursim kredie, sepse nuk ka mundësi t’ia dalë. Institucionit ia kam paguar unë lekët e zonjës, sepse ajo nuk i paguante dot, vetëm nëse do të shiste shtëpinë dhe nuk dinte ku do të përfundonte.

Eduart Shalsi: U bë një pyetje, si mund të jepet kredia për 6 minuta? Jam shumë kurioz, për hir të së vërtetës, ta dëgjoj përgjigjen, sepse dy platforma po linçojnë se si jepet kredi për 3 minuta. Në fakt, janë të sistemit bankar, janë kredi nga portofolat më të suksesshme nëpër botë. E dini pse? Sepse shteti u ka krijuar akses aplikuesve në regjistra, u ka krijuar mundësinë që nëpërmjet algoritmeve, dhe sapo po vij nga një eksperiencë bankare digjitalizimi, për të cilin flasim dhe shumë nga ne nuk e kuptojnë, që shteti u ka krijuar mundësi nëpërmjet teknologjisë, blockchain-ve, akses në informacion. Madje sot artificial intelligence, me algoritmet, jo thjesht analizon sjelljen e klientëve, por madje profilizon edhe llojet e produkteve. Kjo fushë quhet fintech.

Erion Braçe: A mund të ma shpjegoni se si jepen para për 7 minuta?! Jam shumë kurioz, se 7 minuta nuk dalin për të numëruar! A mund ta di si jepni para për 7 minuta?! Si ju lind besimi, për të thënë të drejtën, që të jepni para për 7 minuta? Për 7 minuta, për asnjë minutë më tepër! “Për 7 minuta”, thuhet këtu. Madje, po të doni, edhe jua lexoj, se tani sapo e pashë te faqja dhe u mundova ta mbaj më vete: “Kredi deri në 200 mijë lekë; afat shlyerjeje deri në 24 muaj; aprovimi në vetëm 7 minuta.

Vullnet Sinaj:

Unë ju erdha me një shembull konkret dhe po jua përsëris. Këtu shkruhet 16%, kurse interesi efektiv 96,7%. Në rast se ju këtë normë interesi e mbështetni në ligj, atëherë është detyra jonë të kërkojmë të ndryshojmë ligjin. Ju jeni brenda rregullave dhe bëni biznes, por ama fakti që për 18 muaj nga 181 mijë të paguajë 281 mijë se nuk e paguan dot ai person, këtë nuk e shoh të ndershme. Ju bëni biznes, televizionet i hedhin poshtë, të gjitha mund t’i largojmë, por nëse thoni që ua lejon ligji 97- përqindëshin, ne duhet të merremi me ligjin. Nëse ju bëni këtë veprimin, 500 mijë lekë të vjetër për 181 mijë disbursim, është anormale kjo gjë, megjithatë është biznesi juaj derisa jua lejon ligji, ndaj bëni si ju lejon ligji. Kështu i bie të ndryshosh ligjin, se nuk ju akuzojmë dot kur jeni brenda ligjit dhe bëni biznes brenda ligjit, ama ka diçka që nuk shkon se ky njeriu këtu nuk e paguan dot, nuk ka shanse…mori 181 mijë, la 500 mijë, mori gjithsej 131 mijë dhe do të japë 230 mijë 18 muaj. e hënë-e diel nga ora 08:00-20:00”. Kaq duhet për të dhënë para! /Pamfleti