Bashkia Berat investon për ujësjellësin e Qereshnikut

742
Sot paradite, Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, bashkë me një pjesë të stafit të tij inspektoi punimet që po kryhen në fshatin Qereshnik për ndërtimin e ujësjellësit të këtij fshati. Projekti i ujësjellësit të Qereshnikut është një investim prej 400 milionë lekësh të vjetra i Bashkisë Berat, i cili bën të mundur sjelljen e ujit të pijshëm për banorët e fshatit Qereshnik, në lagjen Muçollas, që nga Qafë – Dardha. Gjatësia e këtij ujësjellësi prej 14 kilometrash mundëson për herë të parë furnizimin me ujë të pijshëm të 250 familjeve të këtij fshati. Inaugurimi i realizimit të plotë të këtij projekti parashikohet të kryhet pas 2-3 muajsh. Ndërtimi i këtij ujësjellësi ishte një kërkesë e banorëve të fshatit Qereshnik gjatë fushatës elektorale dhe tashmë është një premtim i realizuar. Me të njëjtën frymë do të punohet edhe në fshatrat e tjerë për realizimin e projekteve në dobi të banorëve për çdo Njësie Administrative.
Sigal