“Raprezalje” te doganat, shkarkohen drejtorët e Spiropalit

531
Menjëherë pas largimit të drejtores së përgjithshme të Doganave Elisa Spiropali, filloi dhe “gjuetia” me drejtorët, e vënë prej saj. Burime të sigurta bëjnë të ditur për “Telegraf” se vetëm “4 ditë më parë janë shkarkuar 10 drejtorë në dikastere të ndryshme në doganat e Shqipërisë”. Mësohet se arsyeja e shkarkimit ka qenë “emërime nepotike”, ndërsa duket se është vepruar me kujdes që këto shkarkime të mos bëjnë bujë, si zakonisht. Pothuaj të gjithë drejtorët, e emëruar nga znj. Spiropali, janë promovuar prej saj në pozicione drejtuese, si shpërblim për kontributin e tyre gjatë fushatës kur kandidonte për kryetare e FRESH-it. Por meqë kontributi i tyre i vetëm ka qenë në ndihmë të ngjitjes në karrierë të Spiropalit, drejtorja e re e Doganave, znj. Irena Beqiraj i “ka vënë fshesën” të emëruarve nepotikë të ish drejtores. E gjithë kjo vë në pikëpyetje dhe arsyen e vërtetë të dorëheqjes së Spiropalit.
Sigal