Dyshohet se vuante nga epilepsia, gjendet pa shenja jete në banesë 54-vjeçarja në Vaqarr, detajet e para

159
Sigal

Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët.

Policia bën me dije se dyshohet se 54-vjeçarja me inicialet F.N., dyshohet se vuante nga epilepsia.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.10.2022, në fshatin Gropaj, Vaqarr, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete shtetasja F. N., 54 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga epilepsia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.