Banorët protestojnë cilësinë e dobët të punimeve, bashkia hesht dhe nuk jep përgjigje

659
Sigal

Banorët e Dhërmiut prej ditësh i “ bien daulles në vesh të shurdhit”. Protestojnë në rrjetet sociale , por askush nuk përgjigjet ndaj ankesës së tyre.

Ata denoncojnë cilësinë e dobët të punimeve restauruese në fshat, ku pas tyre fshihet mashtrimi dhe vjedhja oligarke tashmë e ulur këmbëkryq në bregdetin e Himarës.

Sot Dega e PD-së së Hiamrës ka denoncuar nëpërmejet retorikës dhe fotografive përcjellëse skandalin e punimeve dhe brebda retorikës “Heshtjen që flet shumë”.

Ja reagimi i plotë i Degës PD-së Himarë:

U bënë rreth 10 ditë që banorë të Dhërmiut, nëpërmjet rrjeteve sociale, evidentojnë probleme lidhur me zbatimin e Projektit “Rikualifikimi urban dhe restaurime në Fshatin e Dhërmiut”.

Megjithëse kanë kaluar 10 ditë nuk shohim asnjë reagim nga Qeverisja vendore, le pastaj nga ajo qëndrore. Për një investim që i kalon 4 milion euro, probleme të tilla ngrenë shumë pikpyetje.

Çfarë po ndodh në Dhërmi? Cili është shkaku real i këtyre problemeve? Është pamjaftueshmëri inxhinierike? Është pamjaftueshmëri tekniko-profesionale? Është cilësi e dobët e materialeve? Apo të gjitha bashkë? Bashkia, nëpërmjet inxhinierëve të saj, a ka kryer kontrolle lidhur me cilësinë e zbatimit të këtij projekti? Pra ashiqare këto përgjigje duhet ti jap dikush. Po kush?