Rama u tërhoq për fashën e energjisë! Meta: Manovër hajdutërie, nxorri jashtë loje ERE

62
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se tërheqja e Edi Ramës nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë për abonentët që kalojnë 800 kWh, ka ardhur për shkak dhe prej qëndrimeve të argumentuara të opozitës.

Rama sipas tij tentoi të 4 fishojë çmimin në mënyrë barbare, ndërkohë që për Metën, tërheqja erdhi edhe për shkak të zgjedhjeve lokale.

Për ish-presidentin, Edi Rama tentoi të fshehë vjedhjen kalopante me energjinë, duke ia faturuar ato qytetarëve të ndershëm. Po ashtu kreu i PL tha se Rama synon që çmimin t’ua 6-fishojë shqiptareve pas zgjedhjeve, por sipas tij nuk ka për t’ia arritur qëllimit.

“Nuk mund të 4-fishoeht çmimi energjisë në mënyrë barbare. ERE mori vendim siç e çoi qeveria direkt nëpërmjet KESH, dhe ky e zhbëri ERE-n, kjo tregon se shteti i së drejtës ka rënë dhe kemi në krye të qeverisë një kryeministër provokator, gjithmonë provokon qytetarin, taksa paguesit, në rast se ata nuk reagojnë nëse opozita nuk përballet me këto manovra  hajdutërie në kurriz të qytetarëve për të mbuluar korrupsionin galopant në këtë sistem.

Ai e bën jo 4 fish, 8 fish, 14 fish, siç bën me çmimin e karburanteve këtu ngrihen.

Kjo është tërheqje si rezultat e qëndrimeve të qarta dhe të prera të opozitës se e gjitha kjo është një manovër për të mbuluar vjedhjen e qeverisë dhe për ta kaluar atë në kurriz të qytetareve dhe bizneseve. Frikë para zgjedhjeve për të mos përballuar këtë akt kaq arbitrar dhe kaq anti-social dhe anti-njerëzor, por e shpresën për të kaluar zgjedhjet dhe për t’ua shtuar 5-fish dhe 6 fish.

Por kjo s’ka për të ndodhur sepse qytetarë janë të ndërgjegjshëm për pehlivanllëqet e këtij artisi që po ua nxin jetën shqiptarëve të ndershëm”, tha Meta.