Banorët e Divjakës shkulin traun, vazhdojnë përplasjet me policinë

159
Sigal

Banorët e Divjakës kanë shkulur traun e vendosur në hyrje të parkut kombëtar “Divjakë-Karavasta”.

Kanë qenë të shumtë banorët të zonës, por dhe deputetë, të cilët janë përplasur me policinë. Ata kanë kundërshtuar ashpër këtë veprim.

Ata e kanë konsideruar vendosjen e tarifës si akt të paligjshëm dhe në kundërshtim me interesin e banorëve të zonës.

Me pankarta të ndryshme “Mos e luani atë që s’e preku as gjermani, “Fëmijët tanë duan oksigjenin”  banorët e Divjakës thanë se janë kundër tarifave që po planifikohen të zbatohen për personat dhe mjetet që vizitojnë parkun.