Banka Botërore: Shqipëria nuk i trajton njëlloj meshkujt dhe femrat

762
Një raport i publikuar së fundmi nga Banka Botërore tregon qartë se barazia mes meshkujve dhe femrave në vendin tonë është ende shumë larg të qenit realitet. Raporti mban titullin: Femrat, biznesi dhe ligji. Në analizë merren 189 ekonomi të ndryshme të botës bazuar në 7 kritere kyç. Vendi ynë performon mjaft mirë, duke marrë pikët maksimale, 100 të tilla vetëm në drejtim të aksesit në institucione dhe përdorimit të pronës. Sa i përket këtyre dy drejtimeve ligjet duket se nuk janë burim diskriminimi, duke i trajtuar dy gjinitë njësoj. Në 5 kriteret e tjera ndërkohë 100 pikshi duket larg. Këta faktorë i referohen kryesisht aspektit ekonomik dhe punës. Sa i përket punësimit, vendi ynë grumbullon vetëm 79 pikë nga 100. Në këtë kategori, veç punësimit përfshihet edhe mosha e daljes në pension dhe përfitimet e pensionit. Sa i përket incentivave në punë ndërkohë, Shqipëria grumbullon 80 pikë nga 100. Sa i përket gjykatave, pra barazisë mes femrave dhe meshkujve përballë zbatimit të ligjit, Shqipëria merr vetëm 75 pikë nga 100 të tilla. Në drejtim të mbrojtjes ndaj dhunës së femrave, vendi ynë grumbullo 80 pikë nga 100. Kjo për shkak se, nuk ekziston asnjë ligj për ndjekje penale si pasojë e ngacmimeve seksuale në ambientet e punës. Pikët minimale ndërkohë i merr te ndërtimi i besimit, vetëm 50 pikë.
Sigal