Av. Bledar Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim

Kontitucionalisti Bledar Dervishaj tha se mbështet qëndrimin e mbajtur nga drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, lidhur me draftin e Kodit të ri Penal.Dervishaj u shpreh se hartimi i këtij drafti nuk ka qenë me pjesëmarrjen gjihthëpërfshirëse të grupeve të interesit, jo vetëm juristët dhe si i tillë nuk është gati për t’u hedhur në konsultim publik dhe jo më pastaj për votim. Sipas tij, ne ende nuk e dimë se kush është autori i Kodit të ri Penal.Ai solli në vëmendje krimet zgjedhore, marzhi i dënimit për të cilat në draftin e kodit të ri penal është lehtësuar.

“Fakti që Prokuroria që është institucioni bazë që ka lidhje me kodon penal nuk thirret për konsultim është shqetësuese. Kodi i ri penal në vend është i mirëpritur, pra kemi nevojë ta ndryshojmë, sfidat e Shqipërisë sot janë të tjera, shoqëria është zhvilluar ndaj shteti ka vendosur të penalizojë edhe sjellje të tjera shoqërore që ne nuk i konceptojmë dot. Për të shmangur debatin e panevojshëm duhet të ishte bashkëpunuar më shumë dhe sot do kishim një draft më shumë cilësor. Mund të jenë thirrur juristë, por jo të atij niveli që kërkon një kod penal. Për shembull krimet zgjedhore siç kanë qenë dhe siç janë shoh lehtësim të politikës penale në marzhet e dënimit. Duhet ta dimë kush ka qenë autori i këtij drafti, qeveria, shkolla e magjistraturës? Kodi penal duhet të konsultojë ministritë të gjitha, nuk e shoh të shpërndarë mendimin e specializuar, jo vetëm juridik por edhe ekonomik edhe më gjerë. Drafti nuk është gati ende për konsultim publik, jo me që të miratohet se do ishte përmbysje e drejtësisë penale”, – tha Dervishaj.

INFO

Sigal

Kodi që do të dëbojë edhe Shqiptarin e fundit nga Shqipëria është projekt-ligji më i papreçedentë në historinë e Shqipërisë që do krijojë kushtet e duhura për të dëbuar edhe Shqiptarin e fundit brenda një kohe mjaft të shkurtër që nga momenti i miratimit në Shtator.

Nene tronditëse nga Kodi i ri Penal

  • Kodi i ri Penal parashikon burg për parkime, faturat e dritave, faturat e ujit
  • Neni 516: Burg për gazetarët që publikojnë informacione “konfidenciale”
  • Neni 536: Tre vjet burg për komente publike që kritikojnë gjykatat
  • Neni 411: burg 3 vite nëse tifozët mbajnë flakadanë në stadium
  • Një nen i kushtohet vaginës, duke kriminalizuar dëmtimin e saj, me një dënim të parashikuar nga katër deri në 12 vite burg
  • Individi deri ne moshen 21 vjeçare do quhet i mitur
  • Burg kush lëviz me automjete pa i bërë kolaudimin, duke sjellë ndotje dhe rrezik
  • -Liron të dënuarit e përjetshëm, ndërkohë që burgos qytetarët për një parkim të gabuar
  • Burg për bigaminë, dënime deri në 4 vjet për martesë të dyfishtë
  • -3 vite burg kush hap profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale
  • Ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike
  • Në nenin 547 si duan të dënojnë avokatët dhe profesionistët e lirë nëse ata kundërshtojnë vendimet e gjykatës!
  • Deri në 12 vite burg për publikime, ndërkohë që për korrupsionin shtetëror dënimet janë simbolike.
  • Kodi i Ri Penal(ende draft) ligjëron përdorimin e drogës nê Shqipëri. Nëse të gjenden nëpër “xhepa” 10 gramē hashash, 3 gramē kokainë apo 3 gramë heroinë quhesh pērdorues dhe i shpēton përgjegjēsisë.
  • “Neni 314 Kodit te ri Penal te patronazhisteve”

Ke nje bluze qe ta ka bere dhurate dikush, e ske faturen me vete, apo ke nje makine te mire, apo nje varse floriri, apo nje xhakte apo atlete adidas, apo ke nje shtepi apo pasuri ne fshat e qytet, e ke bere me leke emigracioni, ke qene pa dokumenta, por ke punuar me djerse, nese ske fature apo dokumenta te vertetosh kete pasuri je ne burg e te marin edhe pronen. Keshtu qe nqs ke qene ne emigracion apo ke punuar pa siguracione mos merr mundimin te punosh ne shtet si zyrtar.