Babë e bir u vetëkarantinuan pas kthimit nga Italia, në fund telefonuan 127: Detaje nga vatra më e re e koronavirusit në Shqipëri

294
Sigal

Dy nga pesë të infektuarit me koronavirus që u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit janë nga Kavaja.

zq`1 bëhet fjalë për një 80 vjeçar dhe një 41 vjeçar, që janë babë e bir.

Mësohet se të dy ata kanë qenë në Itali dhe janë kthyer disa ditë më parë.

Pas kthimit ata ishin vetëkarantinuar por ditët e fundit kanë patur probleme shëndetësore.

Nisur nga situata e krijuar, ata kanë telefonuar numrin 127 duke kërkuar ndihmë.
ISHP u ka bërë testin duke konstatuar se ishin pozitivë. Dy burrat ndodhen tani në Infektiv

Bëhet fjalë për babë e bir që kanë qenë në Itali dhe janë kthyer disa ditë më parë. Pas kthimit nga Italia janë mbyllur në shtëpi, por kanë patur probleme shëndetësore dhe telefonuan numrin 127. Për fat të mirë, ata kanë qenë të vetëkarantinuar dhe kështu bie mundësia që të kenë infektuar persona të tjerë gjatë periudhës pas kthimit nga Italia”.