Niset nga Italia drejt Shqipërisë/ E lë karburanti , skafi mbetet në mes të detit

523
Sigal

I mbaron
karburanti, mbet në mes të detit drejtuesi i skafit. Burime nga policia bëjnë
me dije se shtetasi Fatjon Jahaj ka informuar policinë kufitare se babai i tij,
shtetasi Adrian Jahaj është nisur me skaf privat nga Italia drejt Shqipërisë.

Dyshohet se skafi ka mbetur rreth 10 milje larg bregut të
detit,  në veriperëndim të Sazanit dhe në grykëderdhjen e Vjosës.

Policia kufitare ka kërkuar ndihmë tek QNOD, duke vënë në
lëvizje të menjëhershme Forcën Detare, e cila ka nisur për ndihmë dy anije,
njërën nga Sazani dhe anijen tjetër nga Pashalimani.

Për shkak të kushteve atmosferike operacionin në det e
vijon vetëm anija ORIKU. Për shkak te kushteve të këqija atmosferike është
kërkuar ngritja e një helikopteri  COUGAR që aktualisht është pjesë e operacionit
të kërkim shpëtimit.