Azili, “forcohet” kufiri, MB: Në 72 orë ndaluam të ikin 750 shqiptarë

600
TIRANE – Në një kohë kur është rritur “eksodi” i shqiptarëve në drejtim të vendeve të zhvilluara evropiane me qëllim për të kërkuar azil politk, Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shtuar masat e kontrollit në pikat e kalimit kufitar.
Sipas asaj që bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme vetëm në 72 orët e fundit u është refuzuar e drejta e udhëtimit në zonën Shengen rreth 750 shqiptarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë.
Kjo pasi në më të shumtën e rasteve MB thekson se ata rezultuan në shkelje të procedurave për udhëtim në zonën Shengen. Refuzimi i tyre ka ndodhur në kuadër të masave të me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë të.
Nga ana e saj Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën Shengen, duke udhëtuar me dokumentacionin e rregullt dhe duke respektuar ditët e qëndrimit.
Po ashtu nënvizohet fakti se është absolutisht e pamundur që shqiptarët, të fitojnë azil politik në vendet e BE-së.
Kohët e fundit është shtuar së tepërmi numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në drejtim të vendeve të BE-së, veçanërisht në Gjermani. Një numër i lartë banorësh që kanë lënë Shqipërinë dhe ndodhen në kampet e azilkërkuesve janë kryesisht nga Kukësi por edhe nga Orikumi si dhe zona të tjera të vendit.
Ditën e sotme Ministria e Brendshme gjermane publikoi të dhënat e azilkërkuesve, ku vendi ynë ishte e 3 treta në listë me rreth 3020 persona që kërkuan azil vetëm në muajin mars.
Gjermania: Shqipëria e treta, vetëm në mars kërkuan azil 3020 persona! 
BERLIN – Rreth 3020 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani vetëm në muajin mars, duke e renditur në këtë mënyrë Shqipërinë në vendin e tretë sa i përket numrit të lartë të azilkërkuesve.
Këto janë të dhënat e publikuara nga Ministria e Brendshme gjermane në listën e publikuar sa i përket azilkërkuesve për muajin mars. Sipas Ministrisë Gjermane, Shqipëria renditet e treta në listë.
Sipas këtyre të dhënave të Ministrisë, numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani është dyfishuar. Kjo pasi në muajin janar, numri i azilkërkuesve ishte 1648 shqiptarë.
Megjithatë, shqiptarët mbajnë vendin e parë të azilkërkuesve në Gjermani. Kjo pasi listën e MB gjermane e kryeson Kosova ku vetëm në muajin mars 11 729 kosovarë kanë
kërkuar azil. Ndërsa fill pas Kosovës renditet Siria, me 4620 persona.  
Sigal