Grisja e regjistrave dhe djegia e dokumentacionit në arkiv nuk ka ndodhur pa një urdhër.Pushteti ekonomik ka pushtuar të gjithë bregdetin. Si bëhesh pronar i një prone që nuk të takon? Kjo ka edhe përgjegjësi politike. Gjykatat legalizojnë çdo paligjshmëri të pushtetit.
Avokati Gylsen Zhllima thotë se politika e ka përdorur çështjen e pronave për interesat e veta.Duke folur lidhur me vlerësimin e Bankës Botërore e cila rendit Shqipërinë mes vendeve me problemet më të mprehta për çështjet e pronësisë, ai deklaron se njerëzit që punojnë në Kadastër ndodhen në presion nga paqartësia ligjore për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Sipas tij, grisja e regjistrave dhe djegia e dokumentacionit në arkiv nuk ka ndodhur pa një urdhër.
Kur një problem është për shkak të një kontrate shit-blerje, ligjvënësi nuk e ka bërë shqyrtimin e duhur. Kemi Kodin Civil të vitit 1982 dhe pastaj në 1995. Nga pavlefshmëria e një kontrate fillon i gjithë problemi.
Ligjvënësi ka marrë disa praktika të vendeve ndërkombëtare dhe i ka sjell këtu pa i përshtatur. Nuk mund ta hedhim fajin te një punonjës i thjeshtë se regjistrat e grisur nuk janë grisur pa një urdhër. Zgjidhja edhe nëpërmjet gjykatës vendoset në dyshim, se janë kushtet e korrupsionit dhe shumë faktorë të tjerë që mos të japin zgjidhje.
Regjistrat e grisur, djegia e dokumentacionit në arkiv, por pa një urdhër nuk digjet diçka. Dogjëm një pjesë të arkivës, por pjesa tjetër ku ndodhet?
Prona trashëgohet, ka histori, por rast pas rasti kemi parë se politika e ka përdorur ligjin e pronësisë për përfitime votash. Kryeplaku përfitoi i pari nga ligji 7501, pas tij anëtarët e komisionit. Rregullimi vjen nga vetërregullimi. Vetë shteti duhet të vetërregullohet, duke kontrolluar se kush ka marrë më shumë. Pushteti ekonomik ka pushtuar të gjithë bregdetin. Si bëhesh pronar i një prone që nuk të takon? Kjo ka edhe përgjegjësi politike. Gjykatat legalizojnë çdo paligjshmëri të pushtetit.






















