Avnija Hafuzi: Ceremonia e inaugurimit të pllakës përkujtimore, ku janë gdhendur fjalët e himnit të Nënë Terezës, emocion i veçantë

203
Sigal

Kisha ‘Zemra e Jezusit’ priti në një ceremoni në kujtim të 6 vjetorit të shenjtërimit të Shën Terezës së Kalkutës bashkëatdhetarë dhe të ftuar të nderit. Në qytetin Ajka, Konsulli shqiptar në Budapest, Avnija Hafuzi në bashkëpunim të ngushtë me famulltarin kryesor z Frigyes Bakos dhe me  z Ferenc Mayer, kalorës i Urdhërit të Shën Gjergjit, si dhe me mbështetjen e veçantë të znj.Genta Mburimi e ngarkuar me punë a.i. e Republikës së Shqipërisë në Hungari, po ashtu me mbështetjen e ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest, bënë të mundur realizimin e një ceremonie në kujtim të 6 vjetorit të shenjtërimit të Shën Terezës së Kalkutës, bashkatdhetares së shquar në të gjithë botën për humanizmin e pashoq, si dhe për përpjekjet e sakrificat e saj dhjetra vjeçare mbinjerëzore në dobi të njerëzve të sëmurë e në nevojë.

Ceremonia në kishë nisi me meshën e rastit, e kryesuar nga famulltari i nderuar z. Frigyes Bakos. Në fillim u lexua letra e Sekretarit të shtetit z. Miklós Soltész drejtuar organizatorëve. Ceremonia e inaugurimit të pllakës përkujtimore prej graniti, ku janë gdhendur fjalët e himnit të Nënë Terezës, u hap nga znj. Gentiana Mburimi, e ngarkuara me punë a.i., si dhe nga konsulli i nderit i Shqipërisë z.Avni Hafuzi, i cili njëkohësisht është inicuesi dhe sponzorizuesi i kësaj pllake.

Në emër të ambasadës së Kosovës në ceremoni foli ministri këshilltar z. Naser Idrizi. Ceremoninë në fjalë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe mysafirët e shquar si më poshtë : z. László Dorner, nënkryetar i bashkisë së qytetit Ajka; z. Gábor Ferenczi, kryetar i bashkisë Devecser; znj.Hajnalka Nyárs, nënkryetare e bashkisë Devecser; z. Péter Morenth,  konsulli nderi i Mbretërisë së Lesothos; z. Entz Boldizsár, konsull nderi i Ganës; z. Attila Galambos, konsull nderi i Maqedonisë së Veriut;  z.Tibor Krebsz, lektor për Evropën dhe Lindjen e Mesme i shoqatës së familjeve; z. Sándor Szepesi, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së shërbimeve doganore, të akcizës dhe atyre tatimore; z. László Szalontai, ekspert i politikave të sigurisë, themelues dhe president i fondacionit për marrëdhëniet kino-hungareze, Kalorës të urdhërit të Shën Gjergjit, Stafet e ambasadave të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, bashkatdhetarë me banim në Hungari. Në mbyllje ceremonia u shoqërua me një drekë në restorantin Retro të qytetit, me shpenzimet e konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa konsulli Hafuzi ka shfrytëzuar rastin që të falënderojë edhe njëherë të gjithë pjesëmarrësit!