Av.Kujtim Cakrani: Shqiptarët me një kryeministër me frymë komunisti!

802
Sigal

Avokati Kujtim Cakrani sjell në vëmendjen e shqiptarëve ndryshimet thelbësore nga të cilat udhëhiqet politika në një vend Evropian e demokratik dhe atë të vendit tonë Shqipërisë.

Ka vende, te cilat kanë kaluar nëpër kthetrat e komunizmit, megjithatë në Kaliforni është e pamundur të zoterosh një pozicion te lartë në adminstratë, nësë dikush nga familja ka patur një të shkuar me frymë naziste e komuniste.

Cakrani sjell historinë e aktorit të famshëm Arnold Schëarzenegger, kur vendosi të kandidonte për Guvernator i Kalifornisë, gazetarët investigativ Amerikan gërmuan jo vetëm në të kaluarën e tij, por edhe të familjes së tij.

Postimi i plotë i Av. Kujtim Cakrani:

Kur aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger, vendosi të kandidonte për Guvernator i Kalifornisë, gazetarët investigativ Amerikan gërmuan jo vetëm në të kaluarën e tij, por edhe të familjes së tij, pasi siç dihet ai është Austriak.
Një prej gazetarëve investigativë, kishte dëgjuar se babai tij, kishte qënë pjesë e partisë nazionalsozialisten (naziste), për të mësuar më shumë rreth tij shkoi në Austri tek vendi ku ai kishte jetuar dhe punuar…
Pyeti banorët e vjetër në moshë nëse i ati Arnoldit kishte qënë me partinë naziste apo jo?
Dhe nëse ai kishte marë pjesë në fushata kundër hebrejve etj?
Rezultoi se i ati kishte qënë me nëpunës administratës, natyrisht kishte aderuar në partinë naziste por, por nuk kishte marrë pjesë në asnjë veprimtari diskriminuese apo viktimizuese ndaj hebrejve etj.
Kjo e lehtësoi shumë kandidatin Republikan për Guvernator Arnold Schwarzenegger, sepse nëse babai tij do të kishte marë pjesë në ndonjë veprim dhune ai sigurisht që nuk do të fitonte garën për Guvernator, madje do jepte dorëheqjen menjëherë nga gara.
E solla këtë histori të Arnoldit, për të bërë një krahasim nga ana morale me politikën Shqiptare.
Sot Shqiptarët kanë një Kryeministër, ku babai të cilit jo më larg por vetëm 32 vite më parë më 1988 ishte pjesë e një akti kriminal ku firmosi varjen në litar jo të ndonjë serial killeri por të një poeti që kërkonte liri….
Pra bëni një krahasim!