Rama kërcënon qytetarët: Do të ketë ndëshkime të rënda (VIDEO)

353
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar qytetarët që dalin pa leje nga banesat me gjoba të rënda.

Në një postim në Facebook, Rama thotë se masat do të jenë të ashpra për këdo që thyen rregullat e parandalimit të koronavirusit.

“U lutem të gjithë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrekt dhe kështu duhet të jenë të gjithë!  Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë”,– shkruan Rama.

Rama shton se “po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund”.

Si pjesë të masave ndaj qytetarëve janë përdorur vetëm gjobat, por kreu i qeverisë ka deklaruar se do të ketë dhe ndëshkime burg.

🔴 U LUTEM TË GJITHË QYTETARËVE QË LËVIZIN GJATË DITËS NË QENDRAT URBANE TË MOS DALIN PA AUTORIZIM! SHUMICA DËRRMUESE JANË SUPER KORREKT DHE KËSHTU DUHET TË JENË TË GJITHË! 🔴 MASAT E REJA NDËSHKIMORE, TË CILAT DUHET TË GARANTOJNË NISMAT E MËPASME LEHTËSUESE, DO TË JENË SHUMË TË FORTA, POR UROJ TË MOS E PËSOJË AS EDHE NJË, PRANDAJ JU LUTEM TË GJITHËVE KORREKTESË🔴 PO BËJMË DIÇKA QË DO TË MBAJMË MEND SI NJË MREKULLI, NËSE DO TË DIMË TË REZISTOJMË KËSHTU DERI NË FUND🙏

Gepostet von Edi Rama am Montag, 6. April 2020