Nuk ka krizë për “oligarkët”. Kompania “Fusha” kap 400 milionë lekë për pastrimin e Krujës

478
Sigal

Kompania “Fusha” shpk është shpallur fituese e tenderit 400 milionë lekë (të vjetra) për pastrimin e qytetit të Krujës, në përfundim të një tenderi pa garë të zhvilluar me firmën e kryebashkiakut socialist, Artur Bushi.

Në 2 Prill 2020, kur Shqipëria po vuan pasojat e mungesës së parave për të përballuar pandeminë e Covid-19, “Fusha” shpk, një nga kompanitë që ka fituar maksimalisht nga drejtuesit politikë të majtë, është shpallur fituese në tenderin “Shërbimi i pastrimit dhe depozitimit të mbetjeve urbane për Qytetin Krujë”.

Tenderi është hapur në 2 Mars 2020 dhe fondi limit ishte rreth 400 milionë lekë (të vjetra) pa TVSH, afërsisht 400 mijë euro.

Sipas të dhënave zyrtare, në tender ka marrë pjesë vetëm një konkurent, bashkimi i operatorëve “Dien” shpk dhe “Fusha” shpk.

Këto dy operatorë kanë pasur edhe më parë kontrata për shërbimin e pastrimit të Krujës, të nënshkruara me kryetarin Artur Bushi.

Së fundmi, “Dien” dhe “Fusha” shpk kanë fituar një tender pa garë, pasi përballë tyre nuk ka pasur asnjë konkurent./boldnews