Aksident në Roskovec, tre të rinj ‘thyejnë’ karantinën e dalin me makinë por përfundojnë në kanal

60

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Suk-Strum në Roskovec. Mësohet se, tre të rinj lëviznin me makinë dhe për shkak të shpejtësisë makina është përplasur me bordurën e rrugës dhe ka përfunduar në kanal.

Të rinjtë të moshave 25 dhe 33 vjeç janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vend për zbardhjen e rrethanave të plotë të aksidentit.