Autorët e ndoqën të plagosurin disa metra/ U gjetën 30 gëzhoja, detaje të reja nga krimi në Selenicë

310
Sigal

Në lidhje me ngjarjen në Selenicë, burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se në drejtim të shtetasit Jetnor Xhaferri është qëlluar me breshëri.

Janë mbi 30 gëzhoja të gjetura në Selenicë. Të plágosurin e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar për disa metra, deri në hyrje të shtëpisë.

Por fatmirësisht nga ikja me vrap duket se ka shpëtuar.

Më pas autorët të maskuar dhe me automjetin tip fuoristradë i janë drejtuar fshatit Rroms.

Aty kanë djegur makinën dhe janë larguar. Xhaferri ka marrë vetëm një plumb në dorë.

Ndërsa është hasmëria pista kryesore e hetimit. Autorët kanë lëshuar breshëri plumbash edhe në drejtim të shtëpisë së Xhaferrit.

Sipas njoftimit të policisë është plagosur në dorë një 50-vjeçar i identifikuar si Jetnor Xhaferraj dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:45, në rrethana ende të paqarta shtetasi J.Xhaferri, rreth 50 vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njoftoi policia.